“Nuk po e njoh më BDi-në” / Mexhiti: Osmani ka dalë për të përçarë shqiptarët
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, foli në lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ai theksoi se kandidimi i Bujar Osmanit si kandidat për president është tendencë e përçarjes së votës shqiptare.
Ai theksoi se nuk po e njeh më BDI-in, ndërsa tregoi se BDI-ja nuk më një monopol në skenën politike.
“Taravari ka dalë në skenë si kandidat i shumicës së shqiptarëve dhe paraqet konceptin shqiptar. Osmani ka dalë vetëm për të përçarë votën shqiptare. Është tendencë e përçarjes së votës shqiptare. Nuk po e njohë më BDI e tanishme. Ke Aliahmetin që është krijues i marrëveshjes së Ohrit dhe në anën tjetër ke Menduh Thaçin që është në listën e zezë amerikane se ka pengu zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. BDI ka dalë tashmë në konceptin qytetar. Mendoj se në Maqedoni prej tani ka ndodhur ndryshimi.
Në këto zgjedhje ka dy kampe dhe monopoli i BDI-së ka rënë. Nuk ka më një monopol nga BDI-ja në skenën politike. Në këto zgjedhje ka dy kampe. Nëse mund të flas më tepër për Lëvizjen Demokratike unë jam më i vjetri dhe me bagazh më të gjatë aty. Të gjithë të tjerët janë një gjeneratë e re që meritojnë t’u jepet një shans një gjenerate të re në politikat shqiptare. Në kuadër të problemit nuk do të ketë asnjë që është në listën e zezë amerikane”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë