Nutricionistja Gjonaj: ‘Gjëmbaçi i gomarit’ bën mrekulli me mëlçinë, prostatën dhe…
Nutricionistja Adelajda Gjonaj ka treguar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews disa nga vetitë kuruese të ‘gjëmbaçit të gomarit’.
Gjonaj tha se i ashtuquajturi qumështi i ‘gjëmbaçit të gomarit’ ka veti kuruese për mëlçinë, prostatën, diabetin, ruajtjen e qelizave, pastrimin e fytyrës e flokëve, etj.
Ajo shtoi gjithashtu se ‘gjëmbaçi i gomarit’ nuk mund të jepet për përdorim për fëmijët e vegjël.
“Gjëmbaçi i gomarit me atë që quhet edhe qumështi i gjëmbaçit të gomarit, është mrekulli në trupin tonë. Filtron mëlçinë tonë e cila është katalizatori i metabolizmit tonë dhe ka 500 funksione brenda nesh. Luan rol kryesor për personat që vuajnë nga diabeti, nga kolesteroli.
Nënat tona e përdornin për të larë fytyrën, për të larë flokët, për tretje të mirë, për një detoks për një pastrim intenstinal të mirë. Për të gjithë personat që vuajnë nga prostata, të gjithë meshkujve u vjen në ndihmë.
Është bashkëpunues shumë i mirë në trupin tonë për ruajtjen e qelizave, që të mos kalojmë në inflamacione ne metabolizmin tonë dhe gjen përdorshmëri shumë të mirë brenda trupit tonë. Nuk ka mbidozim, por asnjëherë nuk jepet te fëmijë të vegjël”, tha Gjonaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë