Nutricionistja: Jo dieta drastike për të humbur kilogramët e festave
Nutricionistja Hyrida Basha bëri thirrje që të mos mbahen dieta drastike pas festave me qëllim humbjen e peshës.
Ajo sqaroi për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se me shtimin e konsumit të ushqimeve tradicionale që kemi nëpër tryeza me rastin e festave të fundvitit mund të marrim deri në 3 kilogramë, ku pjesa më e madhe është ujë.
“E shijova festën, e piva edhe një gotë verë, e hëngra dhe një ëmbëlsirë, e hëngra dhe gjelin e detit dhe të gjitha, por kjo nuk më bëri të shtoj në peshë sepse regjimi im i përditshëm është ndryshe,” – u shpreh Basha.
Nutricionistja shtoi se janë rreth 60 ditë në vit ato ku ne festojmë dhe mund ta teprojmë me ushqimin, por nuk janë ato që përcaktojnë kilogramët e tepërt.
Sipas saj është forma se si balancojmë dietën gjatë gjithë vitit ajo që bën një trup të shëndetshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar
- 21:59 “Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)