Nxirren nga kanioni i Langaricës 4 turistët gjermanë

22 Gusht 2022 | 21:47

4 turistë gjermanë që mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës janë nxjerrë me sukses.

Ata po eksploronin zonën në këmbë dhe ngecën në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Policia në bashkëpunim me zjarrfikësen në Përmet mundën të lokalizonin turistët dhe t’I nxirrnin nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar.

Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Rafting ofroi mbështetje me pajisje të posaçme për ndërhyrjen në këto zona, njoftoi policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026