Obezi humbet 152 kg por i mbetet lëkura e varur në gjithë trupin…

26 Prill 2023 | 07:46

Imazhet para dhe pas të humbjes dramatike të peshës së një mashkulli obez, kanë bërë bujë në internet.

Cole Prochaska, nga Karolina e Jugut, humbi më shumë se 152 kilogramë në më pak se dy vjet – por pavarësisht arritjes së madhe, ai ka një tjetër problem estetik, një efekt anësor të padëshiruar – pasi tani ka mbetur me sasi të mëdha të lëkurës së tepërt në trup.

Prochaska ndau rezultatet e tij në Twitter, duke shkruar: “Është shumë e vështirë të ndash një foto pa këmishë, por unë e bëra. Shumica nuk besonin në mua, por unë besoja në veten time.-tregoi ai për ndjekësit.

Pas humbjes së këtyre kilogramëve  operacioni i radhës është ai për konturimin e trupit në mënyrë që të eliminojë lëkurën që i ka mbetur si e varur në pjesë të caktuara. Kirurgët i kanë thënë se duhet të ndërhyjë te krahët, gjoksi, fytyra, pjesa e poshtme e barkut, kofshët dhe në pjesën e sipërme të trupit. Bordi Amerikan i Kirurgjisë Estetike thotë se kandidatët e mirë për konturimin e trupit kanë arritur peshën e tyre të synuar dhe kanë qëndruar të qëndrueshëm për të paktën gjashtë muaj.

Ky lloj operacioni kushton nga 4,000 deri në 15,000 dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024