OBSH: 31% e të rriturve inaktiv, rrezikohen nga disa sëmundje

26 Qershor 2024 | 17:31

Rreziku për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare si sulmet në zemër apo goditjet në tru, diabeti i tipit 2  apo demencia janë disa nga sëmundjet që favorizohen nga mungesa e aktivitetit fizik.

Për specialistët shqetësuese, mbeten pabarazi midis gjinisë dhe moshës. Inaktiviteti fizik është akoma më i zakonshëm tek femrat në nivel global krahasuar me meshkujt, me përqindje të pasivitetit prej 34% krahasuar me 29%. Për më tepër, njerëzit mbi 60 vjeç janë më pak aktivë se të rriturit e tjerë,

Ndaj edhe ekspertët vënë theksin tek rëndësia e promovimit të aktivitetit fizik për të rriturit e moshuar.

Pavarësisht rezultateve shqetësuese, Studimi tregoi se pothuajse gjysma e vendeve të botës kanë bërë disa përmirësime gjatë dekadës së fundit dhe 22 vende u identifikuan si të mundshme për të arritur objektivin global të reduktimit të pasivitetit me 15% deri në vitin 2030, nëse trendi i tyre vazhdon me të njëjtin ritëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të rriturit të kenë 150 minuta me intensitet të moderuar, ose 75 minuta aktivitet fizik me intensitet të fuqishëm, ose ekuivalente, në javë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026