OBSH thirrje urgjente: Të hapen pikat kufitare të Gazës për ndihmë mjekësore
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje që të gjitha kalimet kufitare të Gazës të hapen si për hyrjen e ndihmave ashtu edhe për evakuimet mjekësore.
“Të gjitha korridoret mjekësore duhet të hapen”, tha përfaqësuesi i OBSH-së në territorin palestinez, Rik Peeperkorn.
Ai shtoi se korridoret duhet të hapen veçanërisht për të arritur në spitalet në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor, gjë që ndodhte shpesh para luftës.
“Është jetike dhe është rruga më efektive nga ana e kostos. Nëse ajo rrugë do të hapej, do të ishte vërtet një… ndryshim rrënjësor”, u tha ai gazetarëve në Gjenevë duke folur nëpërmjet videolidhjes nga Jerusalemi.
Sipas Peeperkorn, dy evakuime mjekësore janë planifikuar për javën e ardhshme, por ai bëri thirrje që ato të ndodhin çdo ditë dhe tha se OBSH ishte gati të merrte “minimum 50 pacientë në ditë”.
Me ritmin aktual, shpjegoi ai, evakuimi i 15,000 njerëzve që kanë nevojë për trajtim në Gaza, përfshirë 4,000 fëmijë, do të zvarritet për rreth një dekadë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
- 18:39 Rama nxjerr video e influencerave: Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës
- 18:22 Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori
- 18:00 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 17:21 Spiropali i përgjigjet Ramës: Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë
- 17:04 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 16:58 Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona