“Operuam fëmijën 6-vjeç me sindromën FHEIG”, mjeku: S’ishte bërë kurrë ky operacion
Në QSUT një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.
Pikërisht për të folur për këtë ngjarje në shëndetësinë shqiptare ishte i ftuar mën gjesin e kësaj të mërkure në “Good Morning Albanians” mjeku Arlind Myftari. Ai përveçse zbuloi vështirësitë e trajtimit të kësaj sëmundje kaq të rrallë, gjithashtu shprehu habinë që familja e djalit vendosi t’u besojë mjekëve shqiptarë dhe nuk ikën për ta kryer operacionin jashtë shtetit.
“Analiza u dërgua në Gjermani, i është bërë tre herë përsëritja, se edhe laboratori në Gjermani ishte i pasigurt për të dhënë këtë përgjigje. U bën tre herë analizat. Kur ka ardhur përgjigjja, ne ishim në dijeni që mund të ishte e njëjta gjë. Kemi kërkuar në protokolle, kemi diskutuar me mjekë.
Te ne ka pasur vetëm raste të identifikuara, por jo të mjekuara dhe nuk kishim ku të mbështeteshim. Ka vetëm tre raste të diagnostifikuar me këtë sëmundje, por asnjëri prej këtyre nuk është trajtuar me operacion. Në momentin që ka ardhur testi ne lajmëruam familjen. Unë në atë kohë isha i lidhur me një fondacion që dërgonte fëmijët jashtë për operacion, ua sugjerova atyre, por ka qenë insistimi i tyre për ta operuar fëmijën në Shqipëri”,-tha doktori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:32 Vance kundër Rubio, a është ekipi i Trump i përçarë për Iranin dhe Libanin?
- 09:29 Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)
- 09:26 Seancë plenare dhe protestë para Kuvendit, qytetarët thirren të mblidhen në orën 10:00
- 09:20 Sulmi me bombë në Monako, shënjestër oligarku ukrainas. Mbetet i plagosur rëndë së bashku me gruan dhe djalin e tij
- 09:14 Turqi, goditet rrjeti i basteve të paligjshme në nëntë qytete të vendit, 37 persona në pranga
- 09:02 Në krahun lindor të NATO-s, si po e forcon Lituania mbrojtjet e saj