“Opozita nuk janë numrat”- Murrizi: Nevojitet bashkim vlerash, t’i qëndrojë kauzave
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është shprehur se opozita nuk është bashkim numrash, por bashkim vlerash.
Komentet Murrizi i bëri në Euronews Albania, ku komentoi lidhur me informacionet se Gazment Bardhi pritet të marrë rolin e nënkryetarit të partisë, si pjesë e negociatave për bashkim me “Rithemelimin”.
Ai tha se opozita duhet t’i qëndrojë kauzave për të cilat ka ngritur frymë, të cilat sipas tij janë vota dhe konservatorizmi.
“Në Këshill Kombëtar ata janë me statut. Të gjithë deputetët. Basha është dy herë. Është njëherë si ish-kryetar partie. Deputetët janë automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar. Edhe Basha, edhe Enkelejdi, janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Ndërsa për të shpik poste, po bëji të gjithë mo nënkryetar. Kam bërë një postim unë ku them se duhen bërë 25 nënkryetarë dhe 25 sekretarë të përgjithshëm, ta kthejmë si autobuzi i Kuçit. Por nuk zgjidh asgjë kjo, se në opozitë je prapë. Unë nuk besoj që opozita është bashkim numrash, por bashkim vlerash.
Në 2021 ishin bashkë me gjithë Fluturën, me gjithë Lulin dhe Oriolën. Pra kta armiqtë e sotëm dhe morën 59 deputetë. Çfarë ka ndryshuar, kanë bërë operacion plastik kta? Duhet të hapesh përktej këtyre që ishe dhe dështove dhe t’i qëndrosh kauzave për të cilat e ngrite këtë frymë.
Unë jam rikthyer atje sepse më pëlqen vota, kur thanë se do i qëndrojmë besnik votës në primare. U ktheva atje sepse thanë se do e kthejnë partinë në konservatore. Për parti konservë nuk vij unë”, tha Murrizi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare