Osmani: Mesazh të qartë nga BE, të mos lihet hapësirë për aktorë të tjerë

23 Qershor 2022 | 09:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron nga Brukseli se duhet një zë më i qartë nga BE për Kosovën.

Të enjten, ajo nënvizoi se nuk duhet t’u lihet hapësirë faktorëve malinj në Ballkanin Perëndimor.

“Jam këtu për të dhënë një mesazh të rëndësishëm në emër të njerëzve të Kosovës. Neve na duhet një zë i qartë nga Bashkimi Europian, na duhet një mesazh i bashkuar nga BE-ja ndaj Ballkanit Perëndimor, sepse sa më shumë hapësirë po mbetet për faktorët malinj ata do ta përdorin. Kështu që, shpresojmë për një perspektivë të qartë nga të gjithë shtetet anëtare”, u shpreh Osmani.

Presidentja nënvizoi se Kosova mbështet Shqipërinë dhe RMV për hapjen e negociatave, si dhe Ukrainën dhe Moldavinë.

“I mbështesim Ukrainën, Moldavinë, sepse e meritojnë. Njëjtë sikurse Kosova, edhe këto dy vende kanë treguar se përnjëmend qëndrojnë krah vlerave europiane dhe janë në gjendje të japin edhe jetën për t’iu bashkuar BE-së. Unë nuk shoh ndonjë të keqe për Ballkanin Perëndimor, nëse Ukraina dhe Moldavia ecin përpara, përkundrazi”, tha Osmani për gazetarët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026