Osmani në Tiranë, por jo në protestën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

17 Tetor 2025 | 14:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot në Tiranë. KosovaPress ka mësuar nga burime të veta se e Osmani po shkon në Shqipëri për një vizitë të shkurtër, për çështje private.

Në Tiranë sot do të mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, ndërkohë disa media e kanë lidhur vizitën e Osmanit me protestën.

Para dy ditësh Osmani ka deklaruar se e mbështet protestën në Tiranë, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E mbështes këtë protestë dhe e kam mbështetur secilën protestë e cila thërret për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët gjithandej, asnjëherë nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësi. Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes se të drejtave të njeriut. Kosova dhe më konkretisht krerët të cilët tani përballen në Hagë pikërisht pse kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, tashmë po bëhen pesë vite, pa asnjë dyshim në drejtësinë ndërkombëtare por ne si institucione të Kosovës vazhdimisht kërkojmë qe parimet më te larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të njeriut të respektohen dhe unë u jap plotësisht të drejtë qytetarëve tanë dhe i mbështes ata sa herë protestojnë për të kërkuar respektimin e këtyre standardeve”, ka thënë ajo.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota. Po ashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbledhur më 7 gusht në Prishtinë, ish-luftëtarë e qytetarë të tjerë në një protestë kundër padrejtësisë që vlerësojnë se po i bën Gjykata Speciale në Hagë.

Protesta në Tiranë organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Gjatë ditës së djeshme në konferencë për media kanë njoftuar se nga Kosova do të nisen mbi 60 autobusë. Në këtë protestë është konfirmuar edhe pjesëmarrja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026