Pa para në gjykatë, historia e nënës që ngulmon për kujdestarinë e fëmijëve
Është 30 vjeç dhe ka 3 fëmijë të moshave 11, 10 dhe 7 vjeç. Jetonte me ta si nënë e vetme.
Deri kur një zjarr i dogji shtëpinë dhe ia ktheu jetën përmbys. Humbi jo vetëm banesën, dhe kujdestarinë e fëmijëve pasi nuk u siguronte më strehim.
“Më mungon shumë era e fëmijëve të mi. Do bëj gjithçka që t’i marr sepse nuk ishte dëshira ime ti dërgoja në jetimore”, shprehet ajo.
Djemtë i takon shpesh në jetimore, edhe pse ka më shumë se 3 vjet që nuk jetojnë më me të.
Prej disa muajsh ka nisur betejën ligjore për të rimarrë kujdestarinë e tyre me ndihmën e një avokati të paguar nga shteti. Tashmë e ka mundësinë e një shtëpie ku të jetojë.
“Është vend i vogël, por për mua dhe fëmijët është mjaftueshëm. I kam krijuar mundësinë të rrimë bashkë”, tregon nëna e re.
Si kjo zonjë ka shumë të tjera. Gratë kanë më shumë vështirësi për të paguar avokatin dhe tarifat gjyqësore, ndaj shfrytëzojnë ndihmën juridike falas.
Ato shkojnë në gjykatë më së shumti për probleme familjare dhe çështjet e divorcit.
“Kryesisht janë viktimat e dhunës në familje, të abuzuarit seksualisht, fëmijët në konflikt në ligjin. Gratë e dhunuar që kërkojnë urdhër mbrojtje, por dhe ata që kërkojnë njohjen e vjetërsisë për pension, ose që kanë konflikt me bashkinë”, shprehet Drejtor i ndihmës juridike falas, Ergys Qirici.
Çdo muaj pranë drejtorisë së ndihmës juridike, vijnë mesatarisht 58 kërkesa këshillim juridik apo dhe avokatë falas për t’u përfaqësuar në gjyq.
Zotëria është në proces gjyqësor për arsye pronësie. Ai gjithashtu po aplikon për të pasur ndihmë falas nga shteti.
“ Më caktuan një avokat falas, që mos paguaj pasi jam invalid”, tregon ai.
Të përfitosh ndihmën juridike falas nga shteti duhet të kesh të ardhura nën 30 mijë lekë ose të jesh pjesë e kategorive në nevojë.
Por, jo të gjithë i përmbushin kriteret megjithëse kanë nevojë për ndihmë juridike.
Komiteti shqiptar i Helsinkit ka vënë në dispozicion avokatët e tij, ashtu si dhe disa zyra të mëdha juridike. Kryesisht ata përfaqësojnë kauza ose grupime qytetarësh.
“Tek ne adresohen qytetarët që janë pjesë e grupeve vulnerabil. Por ka edhe qytetarë që nuk kanë gjetur drejtësi”, thotë Erdion Macolli nga Komiteti shqiptar i Helsinkit.
Për të dhënë ndihmën ligjore falas, dhoma e avokatisë ka vënë në dispozicion 200 avokatë.
Avokatët paguhen nga shteti kur vendimi i gjykatës merr formë të prerë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta