Paketa e dytë e ndihmës ekonomike, shumë biznese digjen nga ”sistemi”

29 Prill 2020 | 14:20

Mesdita e sotme, ka qenë edhe afati i fundit që të gjitha ato biznese të cilët nuk kanë përfituar nga paketa e parë e ndihmës, të dorëzonin ankesat e tyre. Shumë bizneseve u është refuzuar kjo ndihmë, pasi kanë pasur pasaktësi në të dhëna.

Problemi që është hasur më shpesh është pasaktësia e kodit të aktivitetit. Një biznes ka qenë i regjistruar me një fushë aktiviteti të caktuar, ndërkohë që faktikisht e ushtron në një fushë tjetër, duke penalizuar shumë biznese në përfitimin e ndihmës nga 2 paketat e qeverisë. Kjo ka bërë që në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit të ketë radhë të bizneseve që duan të përditësojnë kodin e tyre të aktivitetit.

“Unë kam një biznes të vogël, një dyqan me rroba. Kam dy muaj që e mbaj mbyll dhe prisja të merrja 260 mijë lekë, por nuk mi dhanë. Më thanë se nuk ekziston në sistem. Bëra aplikimin e parë, të dytin, e të tretin, e të katërti dhe sot është dita e fundit dhe unë nuk kam marrë asgjë. Kam që në 6 të mëngjesit që pres këtu dhe shkoj sa në një zyrë në një tjetër. Kam 17 vjet që paguajë taksat për dyqanin dhe tani nuk del në sistem”, shprehet Përparim Molla, pronar i një biznesi të vogël.

Sipas drejtores së Qendrës Kombëtare të Biznesit, Pranvera Fagu kjo problematike ka ardhur për shkak të pakujdesisë apo mungesës së informacionit nga qytetarët gjatë regjistrimit të biznesit të tyre. Në një intervistë për Euronws Now”, znj. Fagu u shpreh se një numër i lartë biznesesh e kanë ndryshuar kodin e tyre të aktivitetit gjatë këtyre ditëve.

Në të gjithë muajin prill ne kemi pasur vetëm për përditësimin 9 722 aplikime dhe vetëm javën e fundit kemi pasur 7 926 mijë aplikime”, shprehet znj. Fagu. Mbi 14 mije subjekteve u është refuzuar ndihma nga paketa e parë, dhe afati për ankimimin është mbyllur mesditën e sotme.

Lexoni gjithashtu:

Bizneset dynden në QKB për të saktësuar kodin e aktivitetit pas refuzimit të pagës së luftës, Fagu: Çështje neglizhence

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026