Paloka: Në primaret nuk do votojnë vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se pas mbledhjes së këshillit, u vendos që për kandidatët që do marrin pjesë në primaret, nuk do të votojnë vetëm anëtarët e kësaj force politike, por edhe simpatizantët.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Paloka tha kryetarët e degëve, nuk do t’i ushtrojnë funksionet e tyre, teksa kandidojnë në primaret.
Ai u shpreh se gjatë kohës që ata do kandidojnë në primaret, funksionet do t’i ushtrojnë nënkryetarët e degëve.
Ndër të tjera, Paloka nënvizoi se në mbledhje u vendos që të mbetet balotazhi si proces në primaret.
“Ato që mund të konsiderohen risi nga primaret e fundit janë që në votime, që e përcakton statusi, në votime nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD-së, por do të marrin pjesë edhe simpatizantët e PD-së. U miratua propozimi i grupit të punës dhe i Kryesisë, sipas së cilëve, kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare, gjatë kohës që kandidojnë në primare, funksionet e tyre do t’i kryejnë një nga nënkryetarët e partisë, së degës. Gjatë primareve, kryetarët nuk do t’i ushtrojnë detyrat e tyre si kryetar.
Nëse do fitojnë në primare, do shpallen kandidatë zyrtarë të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, statuti parashikon që ata menjëherë nuk janë në pozicionin e kryetarit, por të kandidatit për pushtetin lokal. Nëse nuk fitojnë primaret, do të vazhdojnë të mbajnë postin e kryetarit të partisë. Me vendim, u vendos që balotazhi do të qëndrojë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid