PANDORA| Oficeri gjerman: 18 muaj hetime, shmangëm një mashtrim 10 mln euro
Oficeri gjerman, drejtues i operacionit ndërkombëtar “PANDORA” kundër skemës së mashtrimit me “call center” tha se operacioni i policisë gjermane në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe Prokurorinë e Posaçme nisi në prill të vitit të shkuar dhe u mundësua në sajë të përgjimeve intensive.
Hoffman theksoi se në sajë të operacionit u bë e mundur shmangia e një humbjeje prej 10 mln eurosh përmes kësaj skeme mashtrimi.
“Kemi 18 muaj që hetojmë për këtë operacion, ne filluam të përgjonim live 20 telefonata mashtruese. Krijuam një qendër kundër thirrjes për të shmangur një humbje mbi 10 milionë eurosh. Zhvilluam edhe hetime komplekse për të lokalizuar qendrat e thirrjeve, telefonatat vinin nga Shqipëria por dhe Kosova, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Libani”, tha oficeri gjerman.
Hoffman u shpreh se hetimet e përbashkëta treguan për një grup kriminal që vepronin nga Tirana, me persona të përfshirë nga mosha 21 deri 36 vjeç.
Ai nënvijëzoi rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare në finalizimin me sukses të këtij operacioni, duke theksuar se provat që sekuestroi SPAK në prill të vitit te kaluar ishin tepër të rëndësishme për të arritur në këtë rezultat.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit