Paralajmërimi i Mediut: NATO në moment të vështirë. Ja pse Shqipëria duhet të…
Në prag të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Partia Demokratike, organizoi para pak ditësh një takim, për të kujtuar prillin e vitit 2009, ditën kur Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e e Organizatës e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Përpjekjet për të plotësuar kriteret politike për këtë anëtarësim dhe reformimi i ushtrisë, që vinte ende nga një mentalitet komunist, u përkujtuan nga protagonistët e kohës, ish-ministrat Besnik Mustafaj, Fatmir Mediu e Genc Pollo dhe deputetët demokratë, të cilët e vunë sërish theksin te rëndësia e këtij anëtarësimi që e rreshtoi Shqipërinë krah vendeve perëndimore.
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha në një intervistë për Euronews Albania se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO një nga momentet më të rëndësishme historike pas pavarësisë.
Sipas Mediut, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ndodhet në një momente të vështirë ndaj vendet anëtare, përfshirë Shqipërinë duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.
“Momenti më i vështirë që po kalon NATO është tani. Rrugëtimi drejt NATO ka qenë i përqendruar në vazhdimësinë e reformave në forcat e armatosura, krijimin e kapaciteteve që kërkonte NATO. Vizita e presidentit Bush në Tiranë në qershor të 2007 shënoi praktikisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Nëse ka një gjë që i dha vlerë këtij procesi janë padyshim FA, dhe duhet ta them me plot gojë që jam mirënjohës që kam punuar me burra dhe gra me uniformë. Ka nevojë shumë të madhe financimi dhe buxhetimi për ta bërë një Forcë të Armatosur efikase. Në 2008 e bëmë buxhetin e mbrojtjes 2,22 për qind. Me kushtet ku është FA ka nevojë për shumë më tepër, duke parë sfidat që ka përpara”, tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Akademikët e mbledhur në Beograd kërkojnë shkrirjen e NATO-s
- Rusia kërkon sërish debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein