Paralajmërimi i Vuçiç: Do kemi shumë probleme me Kosovën…
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar shumë probleme lidhur me Kosovën, por pa dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë.
“Nuk e di se si do të shkojë me Kosovën. Ata përpiqen ta thyejnë dhe shkatërrojnë vendin tonë nga brenda”, tha Vuçiç në një tubim të organizuar në kremtimin e Festës së Vidovdanit nga Partia Përparimtare Serbe, të cilën e ka drejtuar për vite me radhë.
Patriarku serb, Porfirije, mori pjesë në një shërbesë përkujtimore në Graçanicë të Kosovës, ku u bëri thirrje të gjithëve që “të kontribuojnë për paqen në Kosovë”, ndërsa nga serbët e Kosovës kërkoi që “me shembullin e tyre, t’u japin mësim të gjithëve”.
Më herët, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se ndërkombëtarët do ta çojnë tekstin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, për të cilin thotë se “nuk do të na pyesin asgjë”.
Lideri serb shtoi se shteti i tij po “bën më të mirën për të ruajtur paqen dhe janë gjithmonë të gatshëm për kompromise”.
“Pres shumë situata të vështira për ne në periudhën e ardhshme dhe jam pothuajse i sigurt që perëndimorët do të dalin me një ide gjeniale për të na ofruar tekstin e statutit, për të cilin nuk do të na pyesin fare. Prandaj pres shumë, shumë probleme. Por kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë; dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritjeve të tyre”, tha Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…