Parandalohet ngjarja kriminale, arrestohet 38-vjeçari për dhunë e kanosje ndaj gruas
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë, menjëherë pas denoncimit të një shtetaseje për dhunë dhe kanosje për jetën nga bashkëshorti i saj, ka parandaluar një ngjarje kriminale në familje. Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin që dhunoi dhe kërcënoi bashkëshorten e tij, si dhe posedonte armë zjarri, granata dore dhe municion luftarak në banesë.
Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u njoftuan nga një shtetase 38-vjeçare, e cila raportoi se bashkëshorti i saj po e dhunonte dhe kërcënonte për ta vrarë në banesën e tyre në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni. Menjëherë pas denoncimit, policia ka arrestuar shtetasin me iniciale E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Lishan.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, tre granata dore të montuara me kapsolla ndezëse, një krehër pistolete dhe një sasi municioni luftarak. Këto prova materiale u sekuestruan si pjesë e hetimeve.
Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hungari: Nënat me më shumë se 2 fëmijë do të përjashtohen përjetësisht nga taksat
- GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryetaren e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)