GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryetaren e bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi

19 Mars 2025 | 13:31

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 8 muaj burg të ish-kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi, për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, në ndryshim nga Shkalla e Parë, Apeli ia ka pezulloi dënimin me burg dhe e ka konvertuar atë në 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Mandi u kallëzua nga një qytetar në SPAK, i cili pretendonte se bashkia po zhvillonte një projekt zgjerimi rruge në pronat e familjarëve të tij. Qytetari kishte kontaktuar vetë me kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës, ku ata e kishin sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmve të shkaktuara në tokat e tij, si dhe do të pastronin dherat dhe inertet e hedhura.

Megjithatë, gjatë përfundimit të punimeve, denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, dhe se ndërtimi ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij. Për këtë arsye, prokuroria e Posaçme nisi hetimet dhe sekuestroi projektin, duke konstatuar se ishte cënuar pronarët e tokës nga Libohova.

Gjatë zhvillimit të projektit, nuk ishte zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dhe një dëm ekonomik për familjen kallzuese në vlerën prej 362,480 lek.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026