Parku i Butrintit nuk mund të administrohet nga OJF-të, thotë Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se Parku i Butrintit nuk mund të administrohet nga organizma shoqërorë, të tilla si OJF-të.
Në një deklaratë për mediat nga Presidenca, Meta u shpreh se sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit, të cilën Shqipëria e ka nënshkruar, përgjegjësia e ruajtjes dhe administrimit të pasurive i takon shtetit.
“Sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit, përgjegjësia e ruajtjes dhe administrimit të pasurive që përbëjnë trashëgimi kulturore universale, nuk mund të kalojë kurrsesi në një organizëm shoqëror siç janë OJF-të.
Por, ajo ngelet përgjegjësi e shtetit që ka nënshkruar konventën. Në asnjë rast nuk parashikohet që këto fondacione të kenë të drejta administrimi, me të gjitha tagrat të një pasurie të paluajtshme me vlerë të tillë si Parku Kombëtar i Butrintit, siç synohet t’i jepet sipas marrëveshjes së propozuar”, theksoi Kreu i Shtetit.
Ditën e djeshme, Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit.
Ndërsa, pak ditë më parë, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, ligjin për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.
Edhe grupime të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar kalimin e Parkut të Butrintit në menaxhim të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta