Partitë nuk merren vesh për zgjedhjet në RMV, takime edhe javën që vjen

12 Maj 2020 | 17:11

Liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut nuk arritën gjuhë të përbashkët për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe për këtë shkak do të takohen edhe në fillim të javës së ardhshme. Shumica e liderëve politik vlerësojnë se situata me pandeminë duhet shqyrtuar mirë dhe duhet vlerësim nëse ka kushte për zgjedhje, ndërsa LSDM-ja  është partia e vetme që vlerëson se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë të jetë e mundur pasi duhet të funksionojnë institucionet e një Qeverie të zgjedhur nga populli e jo një teknike.

“Shëndet për qytetarët do të jetë nëse funksionojnë të gjithë institucionet. Në kontinentin e Evropës, në të gjitha vendet ku do të ketë apo jo zgjedhje funksionojnë institucionet. Në Maqedoninë e Veriut kemi Parlament jofunksional dhe Qeveri teknike. Nuk mund ta dimë nëse në vjeshtë do të paraqitet ose jo një valë e re e krizës”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së. 

Opozita shqiptare vlerëson se zgjedhjet duhet të organizohen gjatë muajve të verës kur ka studime se virusi do të dobësohet, dhe do të pritet edhe hapja e kufijve në mënyrë që edhe mërgimtarët të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Un besoj se kemi konsensus për një gjë, e ai është shëndeti i qytetarëve. Por, nga ana tjetër duhet të kemi shumë kujdes edhe për shëndetin e shoqërisë dhe shtetit. Ne patjetër duhet ta rivendosim demokracinë parlamentare dhe zgjedhjet doemos duhet të mbahen. Besoj se gjithsecili aktor politik do ta ketë parasysh faktin që në zgjedhje do të shkohet kur virulenca e virusit do të jetë më e vogël, dhe sipas disa të dhënave dhe analizave të ekspertëve, kjo ndodhtë kur temperaturat janë të larta”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për shqiptarët. 

Derisa bëhet vlerësim për datën e mundshme të zgjedhjeve, Qeveria ka vendosur të lehtësojë masat kufizuese për një sërë biznesesh siç janë qendrat për edukim dhe trajnim, auto-shkollat, qendrat tregtare por pa restorantet që funksionojnë brenda tyre. Që të gjithë do të duhet doemos të respektojnë protokollet e detajuara.

Javën tjetër pritet të hapen edhe kafenetë, restorantet, hotelet dhe kazinotë, por që të gjithë do të japin shërbime nga sporteli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026