Partitë shqiptare në RMV kundër Minishengenit pa Kosovën

26 Dhjetor 2019 | 07:47

Mospjesëmarrja e Kosovës është arsyeja kryesore pse Minishengeni Ballkanik është i papranueshëm, për partitë shqiptare por edhe biznesin shqiptar ne Maqedonine e Veriut.

Për BDI-në, iniciativa do të ishte e pranueshme vetëm në rast se do të merrnin pjesë të 6-të shtetet e rajonit dhe më tej kjo parti kërkon që në takime të marrin pjesë edhe përfaqësues zyrtarë të BE-së dhe SHBA-së.

Sipas Alternativës, duhet integrim në brendësi të kombit para integrimit ballkanik dhe një nismë rajonale pa Kosovën nuk ka kuptim.

Aleanca për Shqiptarët konsideron se çdo nismë rajonale shkon përmes Kosovës, ndërsa frikësohen se përmes kësaj nisme ku bën pjesë edhe Serbia mund të thellohet ndikimi rus në rajon.

Sipas Lëvizjes Besa, qasja joperfshirëse është e padrejtë dhe nuk garanton jetëgjatësi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke iu pergjigjur reagime të partive shqiptare tha se Kosova mund t’i bashkohet iniciatives, por Kosova dëshiron të ftohet si shtet më vete.

Nga ana tjetër Kosova është pjesë e një problemi të pazgjidhur me Serbinë ku vendet e tjera nuk mund të nderhyjnë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026