Partizani ‘dorëzohet’ në Kazakistan, Ballkani drejt përsëritjes së suksesit
Skuadrat shqiptare kanë zhvilluar ndeshjet e para të fazës së Play off në Conference League, ku bie në sy fitorja me vlerë kualifikimi e Ballkanit në shtëpi, e cila mposhti Bate Borisov me rezultatin 4-1.
Në Arena Astana, Partizani i Zoran Zekic u mposht minimalisht, por përballja mund të shkonte edhe më keq, ndërsa Struga humbi në shtëpi ndaj Breidablik.
Kampionët e Shqipërisë, ndaj një rivali me dyfishin e vlerës zhvilluan një ndeshje jo të mirë, edhe pse rastet për gol nuk munguan me Rrapajn apo Carën. Astana vendase arriti të zhbllokonte sfidën në pjesën e parë me Loncar, ndërsa u anulluan dhe 3 gola të tjerë me autor Tomasev dhe Ajmetov. Kualifikimi do të vuloset në stadiumin Air Albania.
Ballkani ka hedhur një hap të madh drejt fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, ku ndeshjen e parë e fitoi 4-1. Të besuarit e Ilir Dajës dhuruan spektakël duke përmbysur skuadrën Bjelloruse. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Laptev, ndërsa skuadra dardane u kundërpërgjigj me Jashanicën, Thacin e Tolajn, me këtë të fundit që shënoi dygolësh.
Breidablik rezultoi një kundërshtar i vështirë për STrugën, duke rrëmbyer një fitore minimale në Ohër.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve