Pasojat nga tymosja e kanabisit, Dollenberg: Dëmtim i trurit dhe lodhje muskulare
Mjekja shqiptare Aurora Dollenberg ka evidentuar disa nga efektet negative të kanabisit te të rinjtë.
Dollenberg ka thënë në një intervistë për Euronews Albania se pasojat e konsumit të kanabisit janë humbje e përqëndrimit, lodhje e shpeshtë muskulare, dëmtim i trurit, etj.
Komentet ajo i bëri teksa komentoi ligjin e ri në Gjermani, që lejon konsumin e kanabisit, në një masë të caktuar.
Sipas saj, ky është një hap pas që shteti gjerman po bën, duke theksuar se të rinjtë do e kenë më të vështirë që të mbyllin një universitet.
“Këta të rinjë kanë një pamje tipike si të një të alkoolizuari, që ecën në mënyrë jo të ekuilibruar, që flet përçart. Ashtu ka edhe i varuri nga kanabisi. Pilat e syve janë të zgjeruara, muskujt e lëshuar, ka humbje të përqëndrimit etj.
Këto shenja kaq tipike, sidomos për moshën deri në 25 vjeç kur zhvillimi i trurit është në evoluim, ka një dëmtim frenues në aftësitë për të mësuar gjërat e reja dhe në fund në aspektin social e ekonomik, të rinjtë në Gjermani duke përfshirë edhe emigrantët nga Shqipëria, do të kenë më pak aftësi të mbyllin një universitet.
Shteti gjerman po bën një hap mbrapsht në këtë drejtim. Me anë të këtij hapi (legalizimit) po e degradojnë në aspektin mjekësor edhe më tepër trurin gjerman”, tha Dollemberg.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare