PD dorëzon kërkesën për shkarkimin e Bajram Begaj, PS përgënjeshtron akuzat

15 Tetor 2025 | 13:17

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi këtë të mërkurë dorëzimin në Kuvend të kërkesës për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Bardhi akuzoi kreun e shtetit për “shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të Kushtetutës”, duke bërë me dije se kërkesa mbështetet në një material voluminoz ku dokumentohen 7 shkelje të rëndësishme të Kushtetutës, që sipas opozitës cënojnë rëndë rendin kushtetues.

“Kërkesa është argumentuar në detaje dhe ne jemi të bindur se Presidenti Begaj nuk mund të vazhdojë më të mbajë këtë detyrë ‘de jure’”, deklaroi Bardhi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh kategorikisht kundër kësaj iniciative, duke e konsideruar atë një tentativë të dështuara për të nxjerrë jashtë funksionit Presidentin. Balla tha se Presidenti Bajram Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe kërkesa për shkarkim do të rrëzohet nga Kuvendi.

“Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet, madje nuk do të ngrihet. Në vlerësimin tim, presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. Po ashtu më është thënë se PD ka bërë edhe një kërkesë të ngjashme për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinci, që do të rrëzohet po ashtu,” tha Balla për mediat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026