PD paralajmëron greva dhe protesta, 5 zhvillime
- “Greva e protesta qytetare”, Paloka tregon çfarë u vendos në Këshillin Kombëtar

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka në një deklaratë për mediat bëri me dije se në mbledhje u diskutua për aksionet opozitare, ku paralajmëroi se do të ketë greva dhe protesta.
Më tej ai konfirmoi se mbledhja e ardhshme e Këshillit Kombëtar e PD-së do të mbahet të shtunën, ku pritet të votohet dhe rregullorja e primareve, e cila u shty ditën e sotme.
Lexoni me shume: “Greva e protesta qytetare”, Paloka tregon çfarë u vendos në Këshillin Kombëtar
- Berisha: S’mund të lejojmë që vendimet për ne të merren në Beograd dhe Stamboll

Kryedemokrati Sali Berisha, e quajti kryeministrin Edi Rama një njeri pa atdhe.
Berisha tha se s’mund të lejojmë që vendimet për ne, të merren në Beograd dhe në Stamboll.
“Me asnjë manovër dhe ne këtë do të ua themi shqiptarëve kudo që janë. Ne nuk mund të pranojmë një individ si ky, për të lejuar që vendimet për ne të merren në Beograd dhe Stamboll. Kanë ikur ato kohëra. Por ky nuk ka atdhe, ky është një apartid. Një njeri i përkushtuar vjedhjes dhe pasurimit të tij nga mëngjesi në darkë dhe çdo ditë”- tha Berisha.
Lexoni me shume: Berisha: S’mund të lejojmë që vendimet për ne të merren në Beograd dhe Stamboll
- Kondicioneri jo më shumë se 22 gradë, eksperti tregon si të kursejmë energjinë

Orjon Islamaj, nga Agjencia e Eficencës së Energjisë dha disa këshilla se si të menaxhojmë pajisjet elektroshtëpiake në mënyrë që fatura e energjisë të mos na vrasë xhepin.
Në emisionin ‘Sot’, në Euroneës Albania, eksperti tha se kondicioneri është pajisja që harxhon më shumë energji, ndaj duhet graduar me kujdes.
Ai këshilloi që kondicioneri nuk duhet të gradohet më shumë se 22 gradë. Kjo sipas tij është temperatura ideale që e ndryshon ndjeshëm për mirë konsumin.
Lexoni me shume: Kondicioneri jo më shumë se 22 gradë, eksperti tregon si të kursejmë energjinë
- Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e ‘Turgut Ozal’

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kopshtit turk ‘Turgut Ozal’ për pezullimin e vendimit për mbylljen.
Sipas Ministrisë së Arsimit, mbyllja është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës. Godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.
Shoqëria “Turgut Ozal” financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen. Ky i fundit njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në ekzil në SHBA.
Lexoni me shume: Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e ‘Turgut Ozal’
- ‘Furtunë’ në burgun e Fierit, 18 punonjës nën akuzë për shpërdorim detyre
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 18 punonjës dhe ish-punonjës të burgut të Fierit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Hetimi i kryer nga SHKB e burgjeve dhe Prokuroria prej disa muajsh tregoi se punonjësit e këtij burgu favorizonin të dënuar të caktuar për ulje dënimi ose lirim me kusht.
Lexoni me shume: ‘Furtunë’ në burgun e Fierit, 18 punonjës nën akuzë për shpërdorim detyre
Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit