Pedagogu: Shqipëria s’do të ketë kurrë shkencë

25 Tetor 2022 | 14:13

Pedagogu Rezart Prifti teksa ka komentuar protestën e pedagogëve dhe kërkesat e tyre drejtuar qeverisë, është shprehur se në Shqipëri edhe për 100 vite të tjera nuk ka për të pasur shkencë.

Teksa e ka konsideruar absurde, kërkesën e pedagogëve për kërkim shkencor, Prifti në një intervistë për Euronews Albania tha se në vendin tonë s’ka strukturë për të bërë shkencë.

“Na lënë ne siç la Shqipërinë opozita tani, na le ne si kastë akademike dhe si njerëz që kemi ardhur në këtë vend për të kontribuar, në mos me pastërti të paktën me prefesionalizëm. Ka retorika që janë boshe siç janë retorikat e politikanëve siç janë sot.

Shqipëria edhe për 100 e ca vite të tjera nuk ka për të pasur shkencë. Nuk jemi ne për shkencë. Kush do e bëjë shkencën këtu te ne. Fondet për shkencë është një kërkesë absurde. Ne s’kemi strukturë për të bërë shkencë.  Ne duhet të optimizohemi që rinia e Shqipërisë të mos ik dhe e dyta ne kemi probleme me shkollën e mesme”- tha Prifti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024