Pedagogu: Strategjia e Braçes si presion politik, po teston hapësirën brenda PS-së
I ftuar në “Review” në Euronews, pedagogu Andon Kume foli për kandidaturat për Bashkinë e Tiranës dhe situatën brenda Partisë Socialiste.
Kume theksoi se tensionet brenda PS-së lidhen me dallimet mes të vjetërve dhe të rinjve në parti, ku disa figura të vjetra reagojnë ndaj humbjes së ndikimit dhe kontributit të tyre. Ai përmendi se ky fenomen nuk është i ri dhe ka ndodhur edhe më parë me figura si Pandeli Majko, i cili nuk e shfaqi pakënaqësinë publikisht pas largimit nga funksionet. Sipas Kumës, tani kemi individë që e shfaqin hapur pakënaqësinë, si Elisa Spiropali dhe Erion Braçe.
Pedagogu vuri në dukje se kandidatura aktuale për Bashkinë e Tiranës nga PS është Ogerta Manastirliu, por sipas tij Braçe ka deklaruar se mund të kandidojë edhe i pavarur nëse partia nuk e përzgjedh përmes forumeve zyrtare. Kume theksoi se ky reagim është një mënyrë presioni dhe se politika brenda partive është arti i kompromisit, duke treguar se Braçe po pret të shohë reagimin e palës tjetër.
“Kemi të vjetërit që shohin se kontributi i tyre po çbëhet dhe reagojnë. Ky fenomen është i njohur. Ishte Majko që nuk e shfaqi pakënaqësinë publikisht. Tani kemi individë që e shfaqin, si Elisa Spiropali dhe Erion Braçe. Kandidatura aktuale e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës është Ogerta Manastirliu, por Braçe ka thënë se do kandidojë edhe i pavarur. Ky është një reagim që tregon presion dhe pritshmëri për lëvizjen e palës tjetër. Deklaratat e Braçes nuk janë vetëm retorikë, por një strategji për të ruajtur hapësirën brenda partisë dhe për të shfrytëzuar mbështetjen që ka si individ në komunitetin ku jeton. Ky është një shembull i dinamikës së brendshme në PS, ku individët politikë tentojnë të sigurojnë mundësinë për të konkuruar, pavarësisht vendimeve formale të partisë”, tha Kume.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve