Peja nuk “noton” më! Gazetari raporton për situatën pas përmbytjeve
Peja po i kthehet normalitetit, uji duket se është larguar ndërsa po vazhdon të bëhet identifikimi i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.
Kujtojmë se për shkak të përmbytjeve në qytetin e Pejës humbën jetën një nënë dhe djali i saj 5 vjeç.
Reshjet e dendura të shiut po ashtu kanë shkaktuar dëme materiale në këtë komunë. Dëme janë shkaktuar në ekonomitë familjare, biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike.
Gazetari i Euronews Albania ka dhënë më shumë detaje për situatën në Pejë pas tërheqjes së ujit.
“Situata duket se po i kthehet normalitetit, nuk ka më prani të ujit në rrugë, vetëm në disa rrugica janë ende automjetet e bashkisë të cilat po bëjnë thithjen e ujit në afërsi të disa trotuareve.
Në lagjen ku ditën e djeshme humbën jetën dy persona ka ende prani të shumtë të inerteve dhe ujit në rrugë, ndërsa si pasojë e rrëshqitjeve të dherave ka filluar të ketë shumë vështirësi për kalimin e automjeteve.
Gjithashtu zona është e bllokuar për sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm dhe energjisë elektrike”,-tha gazetari Teodor Gjergo.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në