Përditësime LIVE 7 mars: Dita e dymbëdhjetë e sulmit rus në Ukrainë
Sot është dita e 12 e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe nisi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.
Përmbledhje e ngjarjeve kryesore:
- Nis raundi i tretë i bisedimeve dypalëshe Ukrainë-Rusi.
- Mykolaiv sulmohet në orët e para të mëngjesit të së hënës me raketahedhëse
- Të paktën tre qytetarë, një nënë dhe dy fëmijë, humbën jetën teksa përpiqeshin të evakuoheshin nga Irpini, pranë Kievit.
- Ukraina dhe Rusia pritet të bisedojnë të hënën për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare, ndërkohë që vijojnë akuzat e ndërsjella mbi shkeljen e armëpushimit të së dielës.
- Të paktën 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, prej të cilëve rreth 1 milion në Poloni, që prej fillimit të pushtimit rus, raporton OKB.
- Zelensky kritikon shtetet e Perëndimit, thotë se sulmet agresive të Rusisë tregojnë se sanskionet nuk janë të mjaftueshme.
- Shërbimet e Inteligjencës paralajmërojnë se Rusia do të shtojë agrisivitetin e sulmeve në përpjekje për të marrë nën kontroll Kievin.
19:26 – Përfundon takimi i tretë Rusi-Ukrainë
Mykhailo Podolyak tha pas përfundimit të raundit të tretë të bisedimeve Rusi-Ukrainë se ka ‘disa ndryshime pozitive në përmirësimin e logjistikës mbi korridoret humanitare’, shkruan këshilltari i presidentit në Twitter.
Podolyak theksoi se negociatat do të vazhdojnë.
The third round of negotiations has ended. There are small positive subductions in improving the logistics of humanitarian corridors… Intensive consultations have continued on the basic political block of the regulations, along with a ceasefire and security guarantees. pic.twitter.com/s4kEwTNRhI
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 7, 2022
“Konsultat intensive kanë ndjekur trajektoren politike bazë mbi zgjidhjen e konfliktit, si dhe armëpushimin dhe garanci për sigurinë”.
18:06 – Sulmohet një anije luftarake ruse në Odesa

17:25 – OKB: Më shumë se 406 civilë të vrarë në Ukrainë
Më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Kjo ishte deklarata e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) të hënën.
Këto shifra përfshijnë të dhëna të mbledhura midis orës 4 të mëngjesit me orën lokale më 24 shkurt 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, dhe mesnatës së 6 marsit 2022, tha OHCHR.
Agjencia për Refugjatët e OKB gjithashtu tha se 1.7 milionë refugjatë janë larguar prej konfliktit, shumica fëmijë, gra dhe të moshuar.
1.7 million refugees have fled Ukraine. A large number of them children, many unaccompanied or separated from their families.
Together with @UNICEF, we urge neighbouring countries to ensure the immediate registration of unaccompanied & separated children. https://t.co/ohAM4yr9Ak
— UNHCR, the UN Refugee Agency (@Refugees) March 7, 2022
16:43 – Raportohet për të paktën 13 viktima pas një sulmi në ajror në Makariv
Autoritetet raportojnë se të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror nga trupat ruse pranë një furre të vjetër në Makariv.
Lajmi është konfirmuar dhe nga Shërbimi Shtetër i Emergjencës (SES), të cilët arrijnë të nxjerrin 5 persona nga rrënojat.

Rusia zyrtare tha se mund të ndalojë operacionet në çdo moment nëse Ukraina përmbush kushtet e saj.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se Ukraina duhet të njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.
14:02 – Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse
Presidenti ukrainas Zelensky ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.
Zelensky tha se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk i ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës”.
“Ndaj kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”, tha presidenti i Ukrainës.
13:14 – ‘Nuk mund ta paguajmë naftën me gjakun e Ukrainës’, Lituania: Embargo Rusisë
Ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis ka bërë thirrje për embargo ndaj tregut rus të energjisë.
13:01 – Sot vazhdojnë bisedimet Rusi-Ukrainë
Raundi i tretë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë do të fillojë sot në orën 16:00 me kohën e Kievit.
12:44 – Kina e gatshme të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës
Kryediplomati kinez tha se Pekini është i gatshëm të “ndërmjetësojë” midis Rusisë dhe Ukrainës për herë të parë që kur Moska filloi një pushtim kundër fqinjit të saj.
11:55 – Arrestohen 4,640 protestues kundër luftës në Rusi
Të paktën 4,640 protestues kundër luftës në Ukrainë janë arrestuar të dielën në Rusi, raportuan grupet monitoruese dhe agjencitë e lajmeve në Rusi.
09:39 – Prifti rus arrestohet se predikoi kundër luftës
Në Rusi, grupet aktiviste kanë raportuar se një prift që mbajti një predikim kundër luftës të dielën është arrestuar.
Në Rusi, grupet aktiviste kanë raportuar se një prift që mbajti një predikim kundër luftës të dielën është arrestuar.
09:03 – Perëndimi kërkon largimin e Rusisë nga Interpoli
Vendet perëndimore si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, i kanë bërë thirrje Interpolit të pezullojë Rusinë nga organizata ndërkombëtare e zbatimit të ligjit.
08:20 – Si po stërviten për luftë njerëzit e thjeshtë të Ukrainës?
Përpara se Rusia të niste sulmet në Ukrainë, Andriy Senkiv ishte një njeri paqësor që punonte si blogger dhe që s’kishte prekur armë me dorë në jetën e tij.
08:09 – Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë
Papa Françesku hodhi poshtë të dielën pretendimin e Rusisë, se po kryen “operacione ushtarake speciale” në Ukrainë.
07:28 – 211 shkolla të shkatërruara në 11 ditë, deklaron ministri arsimit
Ministri Arsimit në Ukrainë, Serhiy Shkarlet, ka treguar se bilanci i shkollave të shkatërruara nga bombardimet e Rusisë ka shkuar në 211.
“Tashmë janë 211 shkolla, disa prej të cilave janë shkatërruar plotësisht, disa janë dëmtuar”, tha ministri në një konferencë për media.

06:19 – Kryetari Bashkisë Mykolaiv: Qyteti u zgjua nën tingujt e sulmeve ruse
Kryetari Bashkisë Mykolaiv ka akuzuar Rusinë për sulm të qëllimshëm kundër zonave të banuara nga civilët në Mykolaiv.
Në pamjet e publikuara në faqen zyrtare shfaqen pallate të kthyer në rrënoja nga sulmet.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes pasi ka ende shumë predha që nuk kanë shpërthyer.
05:17 – Sulm me raketahedhëse në Mykolaiv
Agjencia shtetërore për Komunikime Strategjike ka raportuar se qyteti Mykolaivit është sulmuar me raketahedhëse në orët e para të së hënës.

Të dielën, forcat ukrainase zmbrapsën trupat ruse dhe rimorën kontrollin e aeroportit.
Russian forces appear to have launched a heavy artillery barrage against Mykolaiv, a day after Ukrainian troops pushed them from the city and recaptured the airport. From my vantage, I could see flashes from the attack lighting up the night sky along a large swath of the city. pic.twitter.com/cm4E0cNtN3
— Michael Schwirtz (@mschwirtz) March 7, 2022
03:35 – Sulm me raketë në Odesa
Trupat ruse sulmojnë me raketë në afërsi të fshatit Tuzla, në rajonin e Odesës.
Sipas autoriteteve ushtarake, në shënjestër ishin ‘infrastruktura kritike’, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima.
03:00 – Diplomatët rusë të shpallur ‘non-grata’ nga SHBA nisen drejt Moskës
50 diplomatët rusë të shpalluar ‘persona non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara po kthehen në Moskë më nje avion të qeverisë ruse, sipas të dhënave nga Flight Radar24.
Avioni është nisur nga aeroporti i Nju Jorkot, John F. Kennedy.
“Avioni do të kthejë në atdhe diplomatët rusë të cilët u shpallën non-grata nga qeveria amerikane”, njoftoi zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova në Telegram.
01:58 – Rrëzohet një avion luftarak në Kharkiv
Në rrjetet sociale po shpërndahet në masë videoja e një avioni luftarak në dukje në flakë dhe në rënie të lirë.
Aircraft shot down over Kharkiv pic.twitter.com/psOUL26SI5
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) March 6, 2022
Mediat vendase raportojnë se është modeli rus Su-25 dhe se është goditur nga mbrojtja kundërajrore e Ukrainës.
00:04 – Anonymuos pretendon të ketë hakuar kanalet televizive shtetërore të Rusisë
Anonymous thotë se ka hakuar televizionet ruse, përfshi dhe ato shtetërore. Në videot që po transmetohen po shfaqen pamja nga lufta në Ukrainë, të cilën Moska e ka mohuar vazhdimisht tek qytetarët e saj.
JUST IN: The hacking collective #Anonymous today hacked into the Russian streaming services Wink and Ivi (like Netflix) and live TV channels Russia 24, Channel One, Moscow 24 to broadcast war footage from #Ukraine. #TangoDown #OpRussia pic.twitter.com/2V8opv7Dg9
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) March 6, 2022
Në foto, Anonymous shkrujnë se “qytetarët e thjeshtë rus janë kundër luftës” në Ukrainë teksa i bëjnë thirrje rusëve të ngrenë zërin kundër “gjenocidit rus në Ukrainë”.

23:26 – Raportohen shpërthime të fuqishme në Kharkiv
Shërbimi Shtetëror për Komunikime Speciale njofton se kanë nisur bombardime në Kharkiv.
❗️Shelling of a residential building in #Kharkiv pic.twitter.com/Hvl6nrymo9
— NEXTA (@nexta_tv) March 6, 2022
22:21 – Mbi 4,600 protestues të arrestuar në një ditë në Rusi
Të paktën 4,631 protestues janë arrestuar të dielën në dhjetëra qytete të ndryshme në Rusi.
Shifrat janë raportuar nga OVD-Info, një organizatë joqeveritare ruse mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
250 people, including journalists, detained at today's anti-what-can't-be-named-in-Russia, protest in Novosibirsk, Siberia.
The courage Russian protesters are showing is beyond inspiration…Protesting war in 🇷🇺 despite the threat of 15 yr’s imprisonment.pic.twitter.com/zLraeCDFlI— Rula Jebreal (@rulajebreal) March 6, 2022
Sipas po të njëjtës OJQ, rreth 13.028 protestues janë arrestuar që nga dita e parë e sulmit në Ukrainë.
22:45 – Ushtria ukrainase rrëzon një vendqëndrim të artilerive ushtarake ruse në Mykoliav
Ushtria e Ukrainës raporton të ketë rrëzuar një vendqëndrim të artilerive ushtarake ruse pranë Mykoliavit, në jug të Ukrainë, sipas një videoje postuar nga kryetari bashkisë, Vitali Kim.

Ushtria e Ukrainës raporton të ketë rrëzuar një vendqëndrim të artilerive ushtarake ruse pranë Mykoliavit, në jug të Ukrainë, sipas një videoje postuar nga kryetari bashkisë Vitali Kim.
21:42 – Zelensky: Guximi Rusisë, sinjal i qartë për Perëndimin se sanksionet nuk janë të mjaftueshme
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka përsëritur mbrëmjen e së dielës kërkesën për masa më të ashpra kundër Rusisë.
“Guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”, deklaroi Zelensky.
Zelensky ka paralajmëruar se Rusia ka në plan që të hënën të nisë një fushatë bombardimesh të vazhdueshme mbi gjithë territorin , teksa ka kritikuar liderët e Perëndimit se po qëndrojnë të heshtur.
Zelensky kritikoi liderët e Perëndimit se po qëndrojnë të heshtur.
“Nuk kam dëgjuar reagim ndaj këtij njoftimi nga asnjë lider botëror, nga asnjë politikan perëndimor. Mendoni për ndjenjën e mosndëshkimit që kanë pushtuesit: Ata po shpallin mizoritë që kanë planifikuar”, tha ai.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 08:18 Kolumbia mposhti Ganën 1-0, kualifikohet në raundin e 16-të të Kupës së Botës
- 08:15 Luftuan deri në sekondat e fundit, Kepi i Gjelbër eleminohet nga Kupa e Botës. Argjentina vijon rrugëtimin
- 08:09 A tha “Bismilah”? Pëshpërima e Cristiano Ronaldos para penalltisë ndez debat në mbarë botën
- 08:01 Digjet një tjetër mjet në Vlorë, shoferi del në kohë nga makina. Zjarrfikësja vendos nën kontroll flakët (VIDEO)
- 07:58 E rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, guri bie mbi automjetin në lëvizje! Ndërron jetë 42-vjeçari
- 07:53 Përfshihet nga flakët një mjet në aksin Vlorë-Radhimë, shkrumbohet nga zjarri (VIDEO)