“Përdoret nga CIA”- Kokalari: Çfarë është aplikacioni ku Rama fliste me McGonigal
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, zbuloi gjatë një interviste për emisionin Revieë në Euroneës Albania, se kryeministri Rama dhe ish-agjenti i FBI-së komunikonin në një aplikacion të pagjurmueshëm që quhet “Viasat”.
E ftuar në emision, aktivistja Evi Kokalari tha se “Viasat” është një aplikacion që përdoret për komunikim të brendshëm nga CIA dhe FBI. Ajo u shpreh e habitur sesi kryeministri Rama mund të ketë marrë akses në këtë aplikacion shumë të sigurt dhe të papërgjueshëm.
“Viasat është një kompani që përdoret nga agjensitë qeveritare amerikane siç është FBI pasi ka siguri shumë të lartë. Është një metodë komunikim nëpërmjet FBI-së dhe CIA-s. Më bën përshtypje si ka marrë akses në këtë aplikacion Edi Rama dhe nëse kjo ka qenë duhet të investigohet në Amerikë. Ish-e dashura tha që flisnin shumë shpesh, këtu mund të ketë pasur një biznes për dosjen e Lul Bashës, mund të jetë diçka tjetër që ata bënin biznes. Arroganca e Edi Ramës kur i tha Berishës në parlament “e kalon dot oqeanin”, tregon qartë që ka pasur një relacion dhe biznes mes tyre”, tha Kokalari.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Darkoi me Ramën në një vend të shtrenjtë”- Ish e dashura e McGonigal: Ja ku flisnin
- Ekskluzive/ Flet ish-e dashura e McGonigal, personi që denoncoi ish-zyrtarin e FBI
- Për çfarë u takua McGonigal me Ramën? Ish- e dashura e zyrtarit të FBI jep detaje
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro