Përfaqësuesi ligjor i BF: Shkeljet e bëra në 80% të qendrave në Kamëz dhe Elbasan
Përfaqësuesi ligjor i “Bashë Fitojmë”, Franc Nuri tregoi në një intervistë për Euronews Albania shkeljet e konstatuara në Elbasan dhe Kamzë për zgjedhjet e 14 majit.
Ai sqaroi se nga kamerat që janë vënë në dispozicion nga KQZ-ja kanë konstatuar shkelje masive të rregullave dhe procedurave më minimale të votimit.
“Nuk lejohet që të jenë dy apo më shumë persona mbrapa ekranit dhe të votojnë njëkohësisht. Në Elbasan dhe në Kamëz kjo ka ndodhur rëndomë. Ky quhet votim familjar. Votimi familjar në Shqipëri është i dënuar prej vitesh. Kodi Zgjedhor i ka shumë të qarta dhe se si asistohet nëj i moshuar apo një person që ka paaftësi fizike. Faktikisht të moshuarit nuk kanë të drejtë të asistohen sipas Kodit Zgjedhor. Ligji është shumë i qartë. Për të asistuar dikë nevojitet plotësimi i një formulari të caktuar në procesverbal. Asnjë nga këto raste nuk ka ndodhur, pra kemi votime masive me persona të tjerë që asistojnë votuesit pa respektuar asnjë normë.
Një shkelje tjetër flagrante në Kamzë dhe në Elbasan ka qenë se operatori i pajisjeve elektronike duhet të ruante distancën 1.5 metër. Në shumë pak qendra votimi kjo është respektuar. Në 80-90% të qendrave të votimit operatori jo vetëm që është afruar te ekrani, jo vetëm që ka ndihmuar ndihmuar votuesit, por ka prekur ekranin me dorë, ka manipuluar ekranin, gjë që është totalisht e paligjshme. Theksoj që për këto veprime mban përgjegjësi penale komplet komisioni i qendrës së votimit,” – u shpreh Nuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit