Përfshihen nga flakët tri banesa në Kuçovë, dëme të mëdha materiale

8 Prill 2024 | 14:53

Tri banesa në lagjen “1 Maji” në Kuçovë janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mendohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Pas rënies së zjarrit, banorët kanë dalë nga banesat duke pritur shërbimet zjarrfikëse.

Në ndihmë të forcave të pakta zjarrfikëse të qytetit të Kuçovës kanë shkuar 4 mjete zjarrfikese dhe 10 efektivë nga Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës Berat.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe vetëm rreth 35 minuta pas rënies së tij zjarrfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe ta shuajnë atë, duke shmangur edhe përhapjen drejt banesave të tjera ngjitur.

Si pasojë e zjarrit, që tashmë është fikur plotësisht, ka pasur dëme të mëdha materiale në të tre banesat por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përballë Kuvendit, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka lënë pas disa të...
16:40 | 02/07/2026

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet...
15:54 | 02/07/2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve...
15:50 | 02/07/2026