Përfundon 0-1 ndeshja Gjeorgji-Shqipëri, kuqezinjtë na dhurojnë fitore në Tiblis
Një gol i Kristjan Asllanit i ka mjaftuar kombëtares shqiptare për të marrë fitoren në një transfertë të vështirë si ajo e Tbilisit përballë Gjeorgjisë. Kuqezinjtë bënë autokritikë për 2 përballjet paraardhëse në të cilat pësuan disfatë, duke zhvilluar një ndeshje tejet të arrirë taktikisht, e mos i lejuar kundërshtarit të afrohet në zonën e rreptësisë.
Loja nisi më mirë për gjeorgjianët të cilët prodhuan 1 rast që në minutat e para, por dhe Shqipëria provoi me Laçin. Fraksioni i parë nuk pati gola, ndërsa ai me vlerën e 3 pikëve do të vinte në minutën e 48’ nga Kristjan Asllani. Në vijim asgjë nuk ndryshoi, Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve.
Trajneri Sylvinho në përfundim të sfidës analizoi situatën në grup.
“Grupi është i hapurdhe mund të ndodhë gjithcka, nuk ka vend për të diskutuar mbi rezultatet, nuk ka diferencë nëse luan në shtëpi apo jashtë. Ne kemi një avantazh të vogël që luajmë në Air Albania, por sdo të thotë gjë. Ne kthehemi në shtëpi, fillojmë përgatitjet për nëntorin, do të jetë e vështirë, por do shohim si do shkojë”,-tha Sylvio Campos Junior, trajner i kombëtares shqiptare.
2 përballjet e fundit të Ligës së Kombeve do të luhen në muajin në nëntor në shtëpi në datat 16 dhe 19.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë