Përfundon pas 6 orësh seanca në GJKKO, jepet masat e sigurisë për Ilir Beqan
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj.
Në përfundim të seancës që ka zgjatur për rreth 6-orë, të vetmit që i është zbutur masa e sigurisë është Alfred Nikollaj, i cili ka lënë qelinë dhe i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë që janë lënë në fuqi masat e sigurisë për personat e tjerë nën hetim.
Arrest me burg:
- Ilir Beqaj
- Ermal Kurtulaj
Arrest në shtëpi:
- Elton Marini
- Alfred Nikolli
- Gazmend Haxhia
Detyrim paraqitje:
- Bledar Leka
- Bjona Zijaj
Akuza, për të cilën Beqaj është vënë në pranga nuk lidhet me detyrën e tij si ministër shëndetësie në vitet 2013-2017, por me postin që mbajti si drejtuesi i Agjencisë shtetërore SASCAP, e krijuar për të menaxhuar ndihmat e donatorëve të huaj, që nga viti 2021.
Masa e sigurisë është marrë me kërkesë të SPAK edhe për fshehje të pasurisë dhe pronësisë në një restorant emrin GZONA në kalanë e Tiranës
Në vitet 2022-2023, prokurorët kanë zbuluar një skemë korruptive me të paktën 8 aktivitete e konferenca, ku fituesit apo organizatorët paracaktoheshin.
Në një rast shërbimi për një konferencë, prokuroruar me vlerë 125 mijë euro rezultoi se nga kompania fituese ishte ofruar vetëm darka në vlerën 4 milionë lekë. Kjo darkë ishte ofruar në restorantin që drejtohej në hije nga ish ministri.
SPAK dhe Byroja e Hetimit po kryen kontrolle në rrethin e ngushtë të Beqajt, por skema zbulon se shumica e faturave dhe shërbimeve që u organizuan në këtë kohë janë paguar tek restorant GZONA.
Kontratat, faturat dhe emrat për prokurorët janë një argument i fortë, se aty janë shpërdoruar fondet e Bashkimit Evropian dhe përfitues i tyre rezulton Beqaj.
Kujtojmë se Beqaj, është në akuzë për shpërdorim detyrë edhe për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale, njohur ndryshe edhe si sterilizimi.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve