Përfundon votimi i zgjedhjeve të pjesshme, Celibashi: Pjesëmarrje e ulët e të rinjve

9 Nëntor 2025 | 18:59

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zhvilloi këtë të diel pas përfundimit të zgjedhjeve një konferencë për gazetarët, ku foli mbi ecurinë e procesit.
Celibashi komentoi zhvillimet e ndodhura gjatë ditës, incidentet e shënuara si dhe rënien e pjesëmarrjes në votime.

“Procesi është mbyllur në pesë bashkitë e vendit. Nga të dhënat që kemi marrë përmes pajisjeve elektronike, pjesëmarrja përfundimtare në total është 18.4 për qind.
Në Bashkinë Vlorë pjesëmarrja ishte 12.5 për qind, në Berat 19.8 për qind, në Cërrik 24.8 për qind, në Mat 39.2 për qind dhe në Tepelenë 34.6 për qind.

Ndërkohë, sa i përket pjesëmarrjes sipas grupmoshave, kemi një të dhënë me interes: në qarkun e Vlorës, pjesëmarrja më e ulët është regjistruar te të rinjtë, ndërsa më e larta te të moshuarit. E njëjta panoramë vihet re edhe në Bashkitë e Beratit, Cërrikut dhe në bashkitë e tjera ku u zhvilluan zgjedhjet,” – deklaroi Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026