Përgatitjet për verën, operatorët: Të mbyllen shkollat më herët që të kemi punëtorë

12 Shkurt 2024 | 16:29

“Duke qenë se është shtuar numri i turistëve, këtë vit të gjithë strukturat turistike kanë marrë masat për të shtuar kapacitetet, për të rritur standartet e shërbimit, për të marrë punëtorë më të kualifikuar qoftë vendas apo të huaj dhe për të eleminuar ato gojëdhëna që flitet se a do ta përballojë Shqipëria fluksin e madh turistik që pritet të vijë këtë vit. Unë them se Shqipëria është gati për të përballuar çdo lloj fluksi turistik”, Eduart Xhepa, Kryetar i ATA Durrës.

Me këtë frymë pozitiviste, Durrësi po bëhet gati për një tjetër sezon veror të suksesshëm.

Prandaj, operatorët turistikë po kërkojnë mbylljen më herët të vitit akademik, për të pasur mundësinë të punësojnë part-time të rinjtë.

“Kjo është një kërkesë e kahershme e jona, qoftë për studentët, apo për nxënësit e shkollave profesionale, të cilët janë një krah pune i fortë në sezonin turistik. Që universitetet të përfundojnë të gjithë provimet, të gjithë kursin vjetor në qershor. Kjo për ne është një gjë shumë e mirë, sepse është koha e mjaftueshme për të punuar part-time”, Eduart Xhepa – Kryetar i ATA Durrës.

Oguri i mirë është se rezervimet kanë nisur që një vit më parë, por për tur-operatorët ky nuk është një lajm krejtësisht i kënaqshëm.

 “Prenotimet kanë nis që në 2023 për 2024 dhe ky është problem edhe i yni, por edhe i agjencive turistike, që janë ndërmjetësit tanë me turistët e huaj. Kështu që kemi pak vështirësi me kursin e Euros, që mezi po e rikuperojmë, por themi që do jemi pak a shumë në ato çmime dhe mendojmë se oferta jonë turistike krahasuar me rajonin do të jetë gjithmonë më e mirë”, Eduart Xhepa – Kryetar i ATA Durrës

Sezonin e shkuar Durrësi u vizitua nga një numër rekord turistësh të huaj, duke tejkaluar shifrat e vitit 2019, që mbahet si më i arti për qytetin, që turizmin e ka motor të ekonomisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026