‘Përgjegjësia është personale’, PS asnjë vendim për Ornaldo Rakipin

19 Prill 2022 | 12:19

Pak minuta pasi mbaroi mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu raportoi se pjesa e parë e mbledhjes lidhej me propozimet për emrin e presidentin, ndërsa pjesa e dytë është zhvilluar me dyer të mbyllura.

“Nuk është marrë asnjë vendim sa i takon Ornaldo Rakipit, deputetit i cili u zgjodh një vit më parë në zgjedhjet parlamentare në qarkun e Tiranës. Kujtojmë se rreth 10 ditë më parë SHBA-ja vendosi sanksione për babain e tij, Aqif Rakipin” – u shpreh Shehu.

Gazetarja sqaroi se edhe dje kanë komunikuar me Taulant Ballën për të kuptuar se çfarë vendimi do të marrë PS-ja për deputetin, por ai u shpreh se pas përfundimit të mbledhjes së grupit do të ketë një komunikim për mediat.

“Nga deputetët që kanë qenë në mbledhje më kanë konfirmuar se përgjegjësia është personale dhe se nuk kanë marrë një vendim sa i takon Ornaldo Rakipit,” – tha Shehu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026