Përkujtohet Maria Callas, 100-vjetori i lindjes së ikonës operistike

19 Dhjetor 2023 | 19:14

Në Tiranë u përkujtua 100-vjetori i lindjes se ikonës së operës Maria Callas. Artistë të orkestrës filarmonike të qytetit Lutraki prezantuan për publikun shqiptar disa nga veprat me të mira të artistes me famë ndërkombëtare.

Ambasada greke bashkë me fondacionin helen të kulturës dhe orkestrën filarmonike të Bashkisë Loutraki kujtuan trashëgiminë e jashtëzakonshme që Maria Callas la pas, ne 100-vjetorin e lindjes së ikonës operistike.

Me  edukimin e saj të jashtëzakonshëm dhe aftësinë interpretuese revolucionarizoi kaq shumë operan saqë tani bëjmë dallimin para dhe pas saj. Shumë nga interpretimet e Callas konsiderohen të papërsëritshme.

Callas ka interpretuar rolet me të rëndësishme të operave më të njohura duke u shndërruar në ikonë të shekullit 20, ndërsa emri i saj veç sukseseve në karrierë do kujtojë gjithmonë edhe historinë e saj të famshme të dashurisë me Aristotle Onassis.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026