Përlotet i dënuari që nuk e priti asnjë familjar: Jetë e re, por shumë e vështirë
Këtë të mërkurë 24 prill, nisi dhe zbatimi i ligjit për amnistinë penale, ku përfituan lirinë 780 të burgosur. Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, solli një rast mjaft të veçantë të një të dënuari në burgun e Drenovës në Korçë.
Berti, fitoi lirinë pas rreth dy viteve në qeli për veprën penale të dhunës në familje, pasi rushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.
Ai nuk u prit nga asnjë njeri në momentin që doli në ambientet e burgut dhe iu drejtua gazetarit të Euronews duke i dhënë një dhuratë të cilën e kishte bërë në mënyrë artizanale në qeli.
Gjatë kohës që ishte në burg, Berti kishte ndjekur korrenpondentin e Euronews Albania dhe kishte zgjedhur t’i bënte atij një dhuratë. Gazetari, Xhensil Shkëmbi, vendosi ta shoqëronte në banesë me makinën e tij, ku gjatë rrugës i mori dhe një intervistë.
Berti tha se tashmë duhet ta rifillonte jetën i vetëm, me shumë vështirësi, por shtoi se nuk do ta përsëriste më kurrë dhunën në familje.
“Nuk kisha shpresë se më thoshin nuk të kap amnistia. Pastaj më thanë që të kap dhe isha shumë i lumtur. Jetë e re tani, por shumë e vështirë. Nuk jam penduar se e kishte hak drurin gruaja. Atë që bëra e bëra, por nuk do e përsërisja më. Jeta në burg është shumë e vështirë. Unë nuk pata vështirësi se kam punuar në guzhinë. Goca më thoshte mos u mërzit na ke ne. Sot nuk erdhi se ishte vetëm”, tha ai.
Pasi pa videon në Euronews Albania, vajza zgjodhi t’i bënte një dhuratë babait dhe të shkonte ta takonte në banesën ku po e transportonte gazetari.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Sa vite ishe brenda në burg?
Berti: Unë në maj mbush dy vite.
Gazetari: Me bashkëshorten nuk komunikon më?
Berti: Jo nuk komunikoj më.
Gazetari: Nënë e babë të kanë ndërruar jetë?
Berti: Po!
Gazetari: Do jetë e vështirë ta nisësh jetën kështu tani? Çfarë do bësh?
Berti: E vështirë është se jam në një moshë se pavarësisht punën nuk e lë sa të mbyll sytë se kam nipër dhe mbesa, për ata do punoj.
Gazetari: Këto vite që ke qenë në burg të erdhi të vizitoi njeri?
Berti: Po goca e madhe!
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në hyrje të Gjirokastrës, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën
Zjarr në një apartament në Vlorë, pasi disa orësh forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët (VIDEO)
“Neomalsorja e ka fikur telefonin”, Bido flet për largimin e deputetes së PS nga grupi
- 09:08 Dita do shndërrohet në natë për më mbi 6 minuta, po afron eklipsi diellor më i gjatë i shekullit të 21-të
- 08:41 Udhëheqësit e G7 do të takohen me Zelenskyn, Trump sinjalizon një optimizëm për paqe në Ukrainë
- 08:31 Katër sfida të mëdha sot në Botërorin 2026, Franca dhe Argjentina zbresin në fushë
- 08:25 Japonia propozon një iniciativë të përbashkët mes vendeve të G7, për grumbullimin e mineraleve kritike
- 08:19 Aksident në hyrje të Gjirokastrës, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën
- 08:09 Këmbimi valutor 16 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore