Përnaska: Pse Giorgia Meloni bëri histori në politikën italiane
Politikania Lajla Përnaska është shprehur se zgjedhjen e Giorgia Meloni, në krye të qeverisë italiane e sheh si një risi për historinë politike të këtij shteti.
E ftuar në “Good Morning Albanias”, në Euronews Albania, Përnaska theksoi se Meloni është prej kohësh e përfshirë në politikë, ndërsa shtoi se ajo është politikane e suksesshme.
“Zgjedhjen e Melonit e shoh si një risi dhe për historinë politike italiane. Është një hap pozitiv që për herë të parë sjellë një figurë dhe një politikane karriere femërore në krye të qeverisjes së Italisë. Rasti i Melonit nuk është aksidental në krye të politikës italiane, pasi ajo ka një karrierë afatgjatë në politikë; ka qenë e përfshirë në politikë. Unë besoj se eksperienca dhe një karrierë e mirë politike janë nga faktorët kryesorë për ta bërë të suksesshëm ose jo një politikan që arrin në pozicionin e kreut të parë të qeverisë. Koha do e tregojë se çfarë gjurme do të lërë Meloni”- theksoi ajo.
Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme.
Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë, duke udhëhequr qeverinë e ekstremit të djathtë që nga epoka fashiste e Benito Musolinit.
LEXONI GJITHASHTU:
- PROFIL | Kush është Giorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë
- ‘Sot kemi shkruar historinë’, Giorgia Meloni fiton zgjedhjet në Itali
- Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos