Peshkaqen dhe gjarpër për kafshë shtëpiake, prirja e fundit e të rinjve
Macja, qeni, papagalli, zogjtë apo peshqit nuk janë më disa nga kafshët dhe zvarranikët, që qytetarët shqiptarë mbajnë në shtëpitë e tyre.
Vitet e fundit, ata preferojnë të kujdesen për gjarpërinj, tarantula dhe hardhuca.
Pandush Lako, ka një dyqan në qytetin e Korçës, ku shet çdo lloj kafshe dhe zvarraniku. Ai tregon se të rinjtë kërkojnë t’i blejnë këto gjallesa.
“Kemi qenë të apasionuar pas zvarranikëve. Përfshirë gjarpërinjtë, hardhucat. Duket sikur është diçka e rrezikshme, do të helmojë, do të kafshojë, nuk është kështu. Janë të buta, nuk kanë helm, thjesht ka gjak të ftohtë, nuk krijon ndonjë lidhje me të zotin”, thotë Pandush Lako, sipërmarrës.
Pandushi thotë se ka një mungesë të theksuar informacioni. Ndaj ka dhe raste që klientët dalin duar bosh nga dyqani.
“Unë e shoh nëse ai mund ta mbajë, nëse e shoh që ai e merr sikur po mban një mace apo qen, atëherë më mirë të rri këtu gjarpri”, thotë ai.
I njëjti fenomen po ndodh dhe me gjallesat ujore.
Në akuariume tashmë preferohen të mbahen peshkaqenë. Agroni prej vitesh shet peshq, por thotë se tashmë në dyqanin e tij po shtohen piranjat dhe peshkaqenët.
“Ka peshq tropikalë por dhe peshq ambienti. Këta tropikalët kërkojnë një temperaturë të veçantë. Një pjesë tjetër janë peshq tropikalë tek familja e grabitqarëve. Më shumë janë brezi i ri, kërkojnë peshkaqenë. Këta janë shumë aktivë dhe rriten shumë”, tregon sipërmarrësi.
Shqiptarët duket se po zgjedhin rrugët më të lehta. Peshqit kërkojnë të ushqehen përditë, ndërsa gjarpërinjtë 1 herë në javë. Për të dyja rastet kostot e mirëmbajtjes janë të pakta.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid