Pësoi arrest kardiak, djali i LeBron James dërgohet me urgjencë në spital
Djali i LeBron James , Bronny , u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi arrest kardiak gjatë një stërvitje basketbolli.
Një zëdhënës i familjes James tha për TMZ Sports
“Dje ndërsa ushtronte Bronny James pësoi një arrest kardiak. Stafi mjekësor ishte në gjendje ta trajtonte Bronny dhe ta çonte në spital. Ai tani është në gjendje stabile dhe nuk është më në ICU. Kërkojmë respekt dhe privatësi për familjen James dhe do të përditësojmë mediat kur të ketë më shumë informacion.”
Zëdhënësi vazhdon, “LeBron dhe Savannah dëshirojnë të dërgojnë publikisht falënderimet dhe vlerësimin e tyre më të thellë për stafin mjekësor dhe atletik të USC për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj sigurisë së atletëve të tyre.”
Burime kanë treguar tregojnë për TMZ Sports se një telefonatë 911 u bë në orën 9:26 të mëngjesit të së hënës nga Qendra Galen e USC, vendi ku luan dhe praktikon skuadra dhe 18-vjeçari Bronny, i cili ishte pa ndjenja. Ai u dërgua me ambulancë në spital.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale