Rreziku nga zjarret në Elbasan, shërbimi zjarrfikës në gatishmëri

25 Korrik 2023 | 16:01

Fundi i korrikut ka shënuar temperatura rekord në Shqipëri. Një ndër qytetet e më të nxehta është Elbasani.

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për zjarre, duke bërë që strukturat e Emergjencave të zjarrfikësve në Elbasan vijojnë të mbeten të angazhuara për të përballur situatat që mund të krijohen.

Sipas shefit të repartit, pakujdesia nga ana e njerëzve është arsye kryesore, por nuk

“Më e vështirë presim gushtin për shkak se nga gjithë kjo thatësirë detyrimisht bari thahet kudo qofshin ne ullishte në pronat e fermerëve përbëjnë rrezik një pakujdesi e tyre na kanë arrit që të djegin ullishta në mënyrë të pakujdesshme.”- theksoi Tajar Alla, shef i repartit zjarrfikës në Elbasan.

“Periudha e shtëpive të banimit ose pallateve janë periudha e dimrit. Pasi në dimër përdoret stufa, ngrohëse gazi, oxhaqet këto që shkaktojnë zjarre nëpër shtëpia, kurse pastaj dihet muaji korrik gusht shtatori është më i rrezikshëm se pakujdesia ose me dashje padashje i vihet zjarri”- tha ai mes të tjerash.

Përgjatë kësaj kohë, ku dhe rreziku për rënien e zjarreve është i lartë, shërbimi zjarrfikës ka kaluar në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo avari.

“Temperaturat favorizojnë zjarret dhe si të tillë edhe ne në zbatim të këtyre detyrave që na lind tani në periudhën e verës kemi marrë masat tona duke planifikuar shërbime shtese në shërbimin zjarrfikës. 24 orë ka shërbim plus me shoferë dhe me punonjës, për të evidentuar problemet që kane lind edhe nga vitet e tjera.”

Në krahasim me vitin e kaluar kur përgjatë muajve të pikut ishin regjistruar me dhjetëra vatra zjarri në pyje dhe ullishta, këtë vit nuk ka pasur ende asnjë rast.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle të...
09:53 | 17/07/2026

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026