Riaktivizohet vatra e zjarrit në Fier, banorët: Po na digjen bagëtitë, të ndërhyhet

25 Korrik 2023 | 15:41

Riaktivizohet sërish zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit. Burime bëjnë me dije se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit ‘grykë’ dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Drejtori i zjarrfikësve të bashkisë Fier, Zija Hyka pohon se situata është e vështirë ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse.

Situata bëhet më e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë shuarja e zjarrit u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes nga ajri pasi zjarri doli jashtë kontrollit duke u përhapur nga pylli drejt Krapsit.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve situata po bëhet alarmante duke kërkuar përforcime nga Patosi e Rroskoveci , ndërkohë që ky zjarr i përmasave të tillë mund të kërkojë ndërhyrje dhe nga ajri.

Pamje nga zjarret

Bëhet e ditur se në Kraps përveç sipërfaqeve me pisha dhe ullinj, flakët kanë përfshirë edhe disa banesa në zonën e sipërme të fshatit të cilat ndodhen në afërsi të pyllit.

Sipas banorëve mund të jenë djegur dhe bagëtitë.

“U dogjëm, zjarri ka ardhur tek shtëpitë. Duam që shteti të na ndihmojë, s’kemi ça të të bëjmë”

“Nuk shuhet zjarri me dorë. Era po e ndihmon zjarri. Po digjen shtëpitë dhe bagëtitë, lere më barin. Zjarri fiket vetëm nga ajri”- shprehen banorët.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026