Petrit Vullkani: Nuk ka rëndësi kë do votoj, më mërzisin ata që s’pëlqejnë tallavanë

7 Maj 2023 | 22:14

Petrit Vullkani, këngëtari i cili njihet tashmë nga kolona zanore e fushatës elektorale së Partisë Socialiste, “Vetëm përpara”, ka dhënë një intervistë në “Review” në Euronews Albania.

Ai tregoi se kryeministri e thërret shkurt Tit, ndërsa tha se është një grup që ka punuar për këngën.

“Ajo është këngë e bukur, ajo të shtyn të kërcesh, të festosh. Tani jam më i njohur për njerëzit. Vij nga një familje muzikantësh nga Elbasani, babin e kam muzikant, gjyshin e kam pasur muzikant, klarinetist dhe xhaxhin e kam pasur muzikant, tastierist. Për aq kohë sa jemi artistë nuk ka rëndësi përkatësia politike,” – u shpreh Vullkani.

Ai shtoi se njerëzit e kanë pëlqyer këngën, edhe pse ka pasur nga ata që kanë gjykuar rrymën tallava. Vullkani tha se familja e mbështet dhe nuk janë të shqetësuar për identifikimin e tij si socialist, meqë mbështet kampin e majtë në zgjedhjet e 14 majit.

Këngëtari sqaroi se mërzinë më të madhe e ka marrë nga gjykimet për tallavanë, ndërkohë që sipas tij ajo është një rrymë e bukur që i shtyn njerëzit të kërcejnë, pastaj komentet politike nuk e shqetësojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026