Pezullimi i Ballukut, Dervishaj: Gjyqësori ndërhyri në kompetencat e kryeministrit

2 Dhjetor 2025 | 14:48

Kontitucionalisti Bledar Dervishaj tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi i Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku është ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit.

Sipas tij, duke parë ndjeshmërinë e lartë dhe interesin publik të çështjes, ky vendim pritet të marrë dritë jeshile brenda muajit dhjetor nga ana e trupës së Gjykatës Kushtetuese.

“Në vitin 1991, kur miratuam dispozitat kushtetuese, u vendos që deputeti dhe kryeministri nuk mund të procedoheshin penalisht pa lejen e Kuvendit, pavarësisht se në kushtetutë ishte parashikuar që ministri mban përgjegjësitë për aktet e nxjerra në detyrë. Për të filluar ndjekjen penale duhej pyetur Kuvendi mbi bazën e kësaj dispozite kushtetuese të vitit 1991. Kjo dispozitë u pasqyrua edhe në Kodin e Procedurës Penale, duke përfshirë edhe masat e tjera të sigurimit. Pra, në vitin kushtetues, ministri ishte i mbrojtur.

Kalimi në vitin 1998 solli Kushtetutën e re, të cilën kemi sot. Në nenin 103 të saj, gjatë diskutimeve të projektit kushtetues, figura e ministrit paraqitej si më e fuqishme. Deputeti mund të procedohej penalisht edhe pa lejen e Kuvendit, ndërsa ministri jo.

Ishte Sabri Godo që pyeti hartuesit e Kushtetutës së vitit 1998 se përse ministri ka më shumë mbrojtje se deputeti. Ata i thanë se ministri, përveç rolit politik, ushtron funksione të shpërndarjes së fondeve, menaxhimit të buxheteve dhe marrëveshjeve materiale, ndaj rrezikohet më shumë nga sulme politike dhe ligjore. Prandaj, mbrojtja kushtetuese për ministrin duhet të jetë më e fortë sesa për deputetin…

Kemi kapërcim të kufijve mes 3 pushteteve, sipas kushtetutës kryeministri emërohet  nga presidenti, me propozim të forcës politke fituese në zgjedhje. Këtu mund të pyesim; a e çon gjyqësorin kjo në një rol tjetër që nuk i takon? Kjo dispozitë e pezullimit nuk është shkruar për ministrat. GJKKO ka ndërhyrë në domenin e ekzekutivit dhe legjislativit”, shpjegoi Dervishaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026