Pezullimi i Ballukut, Rama reagon sërish: Janë 36 vendime të bllokuara
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që ai ka çuar në Gjykatën Kushtetuese kundër pezullimit të Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministre e Transportit dhe Energjisë.
Në një video-mesazh në faqen e vet në Facebook Rama tha se qeveria ka shkuar në Kushtetuese pasi vendimi i Gjykatës është ndërhyrje konkrete në punët e qeverisë dhe marrje konkrete e kompetencave të kryeministrit.
“Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë. Por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon. Ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por më 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë, po me lejet e ndërtimit në energji, infrastrukturë që nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar, si do ja bëjmë? Prandaj unë kam në Kushtetuese pasi është ndërhyrje konkrete brutale në punët e qeverisë dhe marrjen konkrete të kompetencave të mia. Prekja e të gjithë këtyre bllokon punët në sektorët përkatës siç ishte marrëveshja e fluturimeve me Kanadanë për të cilët luftuam shumë për ta arritur. Kemi shkuar në Kushtetuese për të hequr pezullimin e parë në botë të një ministri nga gjykata nuk ka lidhje me emrin e ministrit”, tha Rama.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë