Pezullohen nga detyra 3 punonjës policie në Korçë për shpërdorim detyre
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nga Rajoni Elbasan-Korçë, ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec.
Vendimi vjen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë që ka caktuar sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik” për:
Punonjësin Ilirjan Turtulli, Nënkomisar, Specialist Shërbimi
Punonjësin Kudret Latollari, Inspektor, Trupë Shërbimi
Punonjësi Fatos Ismailaj, Inspektor, Trupë Shërbimi
Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Nga hetimet e kryera është evidentuar se më 28 dhjetor 2024, këta punonjës policie kishin konstatuar shtetasit me iniciale E. P. dhe L. E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit.
Punonjësit e policisë tashmë të pezulluar, dyshohet se kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të këtyre individëve, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së
Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit
Tensione në seancën për Metën, gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati i ish-presidentit
- 12:15 Kremlini: Trump ‘i ndikuar nga ide të dëmshme’ në samitin e G7-ës
- 11:39 SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së
- 11:29 Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit
- 11:28 Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën
- 11:26 Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Peleshi ndërpret dy herë seancën pas tensioneve në Kuvend
- 11:15 Trump i përgjigjet kritikëve pas marrëveshjes me Iranin: A nuk isha mjaftueshëm i fortë? Budallenj!