Pianistja: Nuk më pëlqeu kënga e Eurovizionit, si një derivat i tallavasë
Pianistja Etrita Ibrahimi tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se kënga e Eurovizionit, ajo e Albina dhe familjes Kelmendi, i është dukur si një lloj tallavaje dhe nuk i ka pëlqyer.
Ndërsa fliste për këtë rrymë, që së fundmi sipas saj po mbizotëron, ajo tregoi se as këngën e Partisë Socialiste në fushatë nuk e ka dëgjuar.
Pianistja u shpreh se nuk do të donte që këngët e ditëve të sotme të dëgjoheshin rregullisht nga fëmijët e saj sepse tekstet nuk janë edukuese.
“Nuk është nga këngët që i vlerësoj, nuk është zhaneri që mua më pëlqen. Pavarësisht se mesazhi i tekstit është i bukur absolutisht, është ajo lloj muzike që nuk hyn te shijet e mia. Nuk dua ta përdor termin tallava sepse është shkruar nga dy profesionistë. Nuk them është tallava, por është në atë vazhdë, është lloji i muzikës që është i tillë, është derivat i saj, por është profesionale, nuk mund të them që është këngë e sajuar,” – u shpreh Ibrahimi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret